Një restorant në Gjakovë është përfshirë nga zjarri të mërkurën pas orës 21:00.
Një pjesë e kuzhinës së tij është djegur dhe zjarri është shkaktuar nga një tigan, thuhet në njoftimin e Zjarrfikësve të Gjakovës.
“Zjarri mendohet se ka ardhur si pasojë e një fërteze. Fatmirësisht rasti kaloi pa pasoja në njerëz veçse dëme materiale në kuzhinë”, thuhet në njoftim.
E, Policia në raportin 24-orësh ka thënë se nga ky zjarr është dëmtuar edhe një pjesë e një lokali tjetër.