Një person ka raportuar të martën në polici se persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin tri veturave të tij.
Njësitetet e zjarrfikësve dhe ato policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia ka thënë se po e heton rastin.
“Pejë / 02.04.2024 – 04:02. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin tri veturave të tij. Njësitë e zjarrfikësve dhe njësitë policore kanë dalë në vendngjarje. Rasti duke u hetuar”, ka njoftuar policia.