Rreth 20 vetura të papërdorura janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë. Policia i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 13:30, ku zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
“Është intervistuar pronari i veturave, ankuesi i cili ka deklaruar se nuk dyshon në askënd. Është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit iniciohet rast dhe po ashtu janë njoftuar ekspertët e zjarrit për të dalë në vendngjarje. Shuma e dëmit për momentin nuk dihet”, thuhet në njoftimin e Policisë.