Në orët e para të së premtes janë përfshirë nga zjarri disa baraka në Kampusin Universitar në Prishtinë, afër vendit ku po ndërtohet parkingu nëntokësor.
Policia e Kosovës ka thënë për KOHËN, se zjarrin e kanë lokalizuar zjarrfikësit, ndërsa përpos dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e specializuara policore dhe ekipet forenzike që kanë filluar një hetim lidhur me shkaqet apo faktorët që kanë shkaktuar zjarrin.
{gallery}
{gallery}