Kronikë

Dhunoi gruan në Slloveni, arrestohet në Gjakovë

arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë ka arrestuar një burrë kosovar, pasi i njëjti dyshohet se në Slloveni në muajin maj të vitit të kaluar, ka dhunuar dhe rrahur guruan në Slloveni.

I dyshuari, ndaj të cilit thuhet se ka kallëzim penal nga autoritetet sllovene, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që sipas kallëzimit penal të pranuar nga autoritetet sllovene, ai ka dhunuar dhe ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.