Kronikë

Dhunohet një grua në Klinë

Policia e Kosoves ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia ka njoftuar për një rast dhunimi në Klinë.

Sipas njoftimit të dielën, një grua ka raportuar se është sulmuar dhe është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, nga i dashuri i saj.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.