Kronikë

Dhunimi i 71-vjeçares në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj të enjten, me dyshimin se ka dhunuar një 71-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për KOHËN, se aktualisht Policia është në fazën e hetimeve.

“Jemi në fazën e hetimit dhe nuk mund të japim më shumë detaje”, tha ai.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i tha KOHËS se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Brenda afatit të paraparë ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë”, tha Preteni.

KOHA ka raportuar që nga e mërkura për rastin, ndërsa i dyshuari thuhet se është burrë i moshës së re.