Kronikë

Dhunim në Istog, Policia përmes videos gjen viktimën por jo të dyshuarin

Policia

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetim më 29 nëntor për një rast dhunimi në Istog. 

Informata është marrë përmes rrjeteve sociale, pasi kishte qarkulluar një video me përmbajtje të keqpërdorimit seksual.

Policia ka identifikuar viktimën, por të dyshuarin nuk e ka gjetur në shtëpi e dyshohet se është jashtë Kosovës.

“Është pranuar një informate se përmes rrjeteve sociale është duke qarkulluar një video incizim me përmbajtje të keqpërdorimit seksual.  Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore  është identifikuar viktima femër kosovare dhe i dyshuari mashkull kosovar. Ne vazhdimësi të veprimeve policore, është kërkuar i dyshuari në shtëpinë e tij por nuk është hasur, pasi që dyshohet se gjendet jashtë Kosovës. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.