Kronikë

Dhjetëra persona të arrestuar për fajde në Pejë

Prokuroria Themelore në Pejë, pas një aksioni në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë sot arrestimin e dhjetëra personave të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale të fajdesë, ka konfirmuar Prokuroria e Pejës, e cila edhe ka paralajmëruar për sot (15:00) konferencë për media.

“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme për media të organizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, lidhur me aksionin e zhvilluar sot në koordinim me Policinë e Kosovës (Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar), ku janë arrestuar dhjetëra persona për veprën penale fajdeja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.