Kronikë

Detaje nga vrasja e burrit në malin e Ferizajt, dorasi e goditi me sëpatë derisa e vrau

Policia arrest sulm bastisje ne kerkim

Foto-Ilustrim: KOHA

Foto: Driton Paçarada

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim L.F. mbi dyshimin e bazuar se ka vrarë personin e gjetur në malin e Manastircit në Ferizaj. 

Në komunikatën e gjykatës janë dhënë edhe detaje të tjera rreth vrasjes së B.V. 

Aty thuhet se më 22 janar të dy burrat kishin shkruar në një villë ku kishin qëndruar e të nesërmen në këmbë ishin nisur për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Por, aty për shkaqe të panjohura, sipas gjykatës, devijojnë rrugën dhe vazhdojnë drejt maleve të fshatit dhe me të arritur, i pandehuri për motive të panjohura “fillimisht e godet me sëpatë në kokë nga mbrapa, pastaj e godet edhe disa herë në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dhimbje, derisa të njëjtin e privon nga jeta”.

Pastaj, viktimën e groposi në një vend në mal duke e mbuluar me dhe e drunjtë kufomën me qëllim të fshehjes dhe zhdukjes së gjurmëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes. 

Më datë 5 shkurt nga disa persona të fshatit, u gjet trupi i pajetë i viktimës si dhe në afërsi të kufomës janë gjetur edhe rrobat e tij të djegura.