Kronikë

Detaje nga të shtënat me armë pranë një shkolle në Klinë

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës po e heton rastin e gjuajtjes me armë zjarri pranë një shkolle në Klinë.

Një person është arrestuar të martën, pasi kishte shtënë në drejtim të viktimës, por nuk e kishte qëlluar atë.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit, e rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, por nuk e kishte qëlluar atë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e armës së zjarrit. Rasti në procedurë”, thuhet në njoftimin e plotë.