Kronikë

Dërgohet në mbajtje shtetasi i Shqipërisë, dyshohet se tentoi t'i korruptonte policët kufitarë

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Policia e Kosovës ka thënë se është dërguar në mbajtje një shtetas i Shqipërisë, pasi ai të shtunën në pikën kufitare në Bërnjak dyshohet se kishte tentuar të korruptonte policët kufitarë duke vendosur një kartëmonedhë 50-euroshe në dokumentet e tij. 

Shtetasit të Shqipërisë i ishte kontrolluar automjeti dhe iu zbuluan pesë koshere me blerë dhe rreth 40 zogj të pulës. Ai është dërguar në mbajtje. 

“Bërnjak 27.04.2024 -15:30 . Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.