Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten e ka dënuar Osman Kastratin, me nofkën Ebu Bekër, me tri vjet e dy muaj burgim për organizimin dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
Vendimin e shpalli gjyqtari Kujtim Krasniqi pasi miratoi marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Kastrati, sipas aktakuzës, ka qëndruar në Siri në organizatën terorriste Al Nusra që nga janari i vitit 2013.
36-vjeçari u është dorëzuar vetë autoriteteve të Kosovës më datën 6 nëntor të vitit 2024.