Gjykata Themelore e Pejës, dega në Deçan, ka dënuar me 1 vit burgim dhe 3 vjet ndalim të ushtrimit të profesionit, avokatin Naser Husaj.
Gjykata ka vërtetuar se avokati ka kryer vepër penale, duke bërë kallëzime të rrejshme penale ndaj gjyqtarit Rrustem Thaçi, raporton KTV.
Husaj nuk ka qenë prezent në seancën kur u shpall aktgjykimi, ndërsa Kohavisioni mëson se ndaj tij, së shpejti do të ngrihen padi të tjera për kallëzime të tjera të rreme.
Gjyqtari i rastit, Sulltan Dobraj, ka bërë të ditur se palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, e po ashtu që koha e kaluar në paraburgim, me vendim të Gjykatës, nuk i llogaritet si pjesë e dënimit.