Masa të rrepta sigurie në nëntorin e vitit 2016 ishin ndërmarrë para ndeshjes futbollistike ndërmjet Shqipërisë e Izraelit.
Arsye për këtë ishin planet për sulm terrorist ndaj lojtarëve të kombëtares izraelite, plane për të cilat, në Gjykatën Themelore të Prishtinës u dënuan 9 persona, raporton KTV.
Dënimin më të lartë e mori Visar Ibishi, që u dënua me 10 vjet burgim për një arsye.
Gjyqtari Ibrahimi, në arsyetimin pas vendimit, veprimet e grupit i ka quajtur të papranueshme.
Përveç Ibishit, të dënuar janë edhe Burim Istrefi, Leutrim Vojvoda, Flamur Gashi, Kenan Plakaj, Arton Ahmeti, Lulzim Gashi, Leutrim Musliu, Besart Peci.
Përveç Lavdrim Muhaxherit, që pretendohet se ka vdekur në Siri, si udhëzues i grupi për sulmin në Shqipëri ishte përmendur edhe Ridvan Haqifi.
Lidhur me këtë rast të zbuluar falë të dhënave të inteligjencës izraelite, edhe në shtetin e Shqipërisë ishin arrestuar 4 persona.