Policia ka njoftuar se shenjat e trafikut në fshatin Zllash të Prishtinës janë dëmtuar.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se në vendngjarje është vërejtur se ato janë dëmtuar nga predhat e armëve.
Gjithashtu në afërsi janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë.
Nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.
“Më 12.04.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se shenjat e trafikut janë të dëmtuara. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vërejtur se shenjat e trafikut janë të dëmtuara nga predhat e armëve dhe në afërsi të shenjave janë gjetur 40 gëzhoja kalibrash të ndryshëm dhe tre fishekë. Gëzhojat dhe fishekët janë sekuestruar nga njësia e hetuesisë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.