Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dëmtimit të varrezave që thuhet se ka ndodhur në Ranillugë.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se një burrë ka raportuar në Polici se përveç dëmtimi të varrezave gjithashtu janë shkruar grafitë në murin e objektit fetar.
Nuk është bërë e ditur përmbajtja e grafitëve.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur janë dëmtuar disa varreza dhe gjithashtu në muret e objektit fetar janë shkruar disa grafitë”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është nën hetime dhe nuk raportohet për të arrestuar.