Kleviol Ahmetajt, i njohur me emrin artistik Cllevio, i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” të enjten nga një gjykatë në Shqipëri.
Cllevio u arrestua në aeroportin e Rinasit pas denoncimit që erdhi në policinë e Durrësit ditë më parë. Ai u akuzua për veprën penale “përndjekja”.
Arrestimi i Ahmetit, siç raportojnë mediat në Shqipëri, erdhi pas një denoncimi të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy. Sipas Noizyt, kërcënimet e Cllevios ndaj tij dhe familjarëve i shkaktonin pasiguri dhe ankth.