Kronikë

Çifti në Fushë-Kosovë raporton se i janë zhdukur dy fëmijë

Policia

Foto: Ilustrim

Një burrë e një grua në Fushë-Kosovë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se dy fëmijët e tyre kanë dalë nga shtëpia të premten dhe nuk dinë për vendndodhjen e tyre. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin. 

“Fushë Kosovë / 20.09.2024 – 09:00. Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovar/e kanë raportuar se dy fëmijët e tyre meshkuj kosovar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raport.