Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Baicë të Gllogocit, pasi ka dëmtuar mbyllësin e gypit kryesor të sistemit të ujitjes Ibër-Lepenc.
Sipas njoftimit të Policisë të premten, i dyshuari këtë veprim e ka bërë në shenjë revolte pasi nuk ishte kyçur në sistemin e ujitjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se afër shtëpisë së tij e kishte dëmtuar mbyllësin e gypit kryesor të sistemit të ujitjes Ibër Lepenc. I dyshuari dëmin e kishte shkaktuar në shenjë revolte pasi nuk ishte kyçur në sistem të ujitjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.