Kronikë

Burri në Leposaviq raporton se po pranon mesazhe kërcënuese nga numra të ndryshëm

Policia e Kosovës [ilustrim]

Foto: Ilustrim

Një burrë nga Leposaviqi ka raportuar në Polici se është duke pranuar mesazhe me përmbajtje fyese e kërcënuese nga numra të ndryshëm të telefonit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë ai ka pranuar mesazhe që nga 11 janari i këtij viti, ndërkohë që rasti është raportuar të mërkurën. 

“Më 22.05.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se numra të ndryshëm të telefonisë, në vazhdimësi është duke pranuar mesazhe me përmbajtje fyese-kërcënuese”, thuhet në raportin e Policisë. 

Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar prokurori dhe se hetimet për të janë duke vazhduar.