Kronikë

Burrë e grua deklaruan rrejshëm se u sulmuan nga një grua, Policia zbulon se rrahën njëri-tjetrën

Ilustrim

Ilustrim

Një çift është arrestuar në Ferizaj pasi rrejshëm deklaroi në Polici se ishte rrahur nga një grua.

Policia gjatë hetimeve ka vërejtur se deklarimet e burrit e gruas nuk ishin të vërteta dhe se lëndimet ia kishin shkaktuar njëri-tjetrit.

Të dy janë dërguar në mbajtje.

Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin gjatë intervistimit të viktimave (çift bashkëshortor), të cilët paraprakisht kishin deklaruar se janë sulmuar nga një femër e panjohur me thikë gjatë hetimeve është vërejtur se deklarimet e tyre kanë qenë të rreme dhe lëndimet i kanë shkaktuar njëri-tjetrit në banesën e tyre. Motivi i rastit nuk dihet. Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është ndërruar statusi nga viktima, në të dyshuar janë arrestuar dhe pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.