Një mosmarrëveshje ka çuar në plagosjen e një të riu nga babai i tij në mëngjesin e së martës në fshatin Jezercë të Ferizajt.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka konfirmuar rastin për Koha.net.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 07:20 në mëngjes dhe se sipas informatave të para bëhet e ditur se babai e ka plagosur të birin 23-vjeçar në këmbë pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.
Gashi ka konfirmuar se i dyshimti është arrestuar, ndërsa i plagosuri nuk është në rrezik jete.