Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Viti ka arrestuar një shtetase të Zvicrës e cila dyshohet se ka kanosur një kosovarë përmes mesazheve në rrjetet sociale.
Gjatë kontrollit asaj thuhet se në çantë i është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.
“Është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi Zvicerane pasi që e njëjta përmes rrjeteve sociale i kishte dërguar mesazhe me përmbajte kanosjeje viktimës mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te e dyshuara në çantë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.05 gramë”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit, thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.