Kronikë

Arrestohet shtetasi suedez, dyshohet për vjedhje brenda hapësirës së Aeroportit të Prishtinës

Policia e Kosovës ka ndaluar të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” një shtetas të Suedisë, nën dyshimin se ka vjedhur në një dyqan që ndodhet në hapësirat e aeroportit.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

“Në lidhje me rastin më 11.11.2022 është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, pasi që muaj më parë në një dyqan që gjendet në hapësirat e aeroportit kishte kryer një vjedhje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.