Kronikë

Arrestohet shtetasi slloven, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim me narkotikë

arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se, në bashkëpunim me autoritete e Austrisë, në Prishtinë ka arrestuar një shtetas të Sllovenisë ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar. 

Ai thuhet se kërkohej lidhur me veprën penale trafikim më lëndë narkotike. 

“Bazuar në urdhëarrestin ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet e Austrisë është arrestuar një mashkull shtetas i Sllovenisë lidhur me veprën penale trafikim me lëndë narkotike”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. 

I dyshuari me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.