Kronikë

Arrestohet shtetasi kosovar në Portin e Durrësit, përdori lejeqëndrim gjerman të një personi tjetër

Policia e Shqiperise

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Kosovës, i cili për ta kaluar kufirin kishte përdorur pasaportën kosovare dhe një lejeqëndrim gjerman në emër të një shtetasi tjetër.

“Ndërsa në Portin e Durrësit vihet në pranga një shtetas kosovar i cili për të kaluar kufirin, ka përdorur dokumente të falsifikuara. Nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit kosovar Z. K., 53 vjeç banues në Kosovë. Ky shtetas për të kaluar kufirin ka përdorur pasaportë kosovare dhe një lejeqëndrim gjerman në emër të një shtetasi tjetër, duke shfrytëzuar ngjashmërinë”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.

Po ashtu është arrestuar në Aeroportin në Rinas edhe një shtetas turk. Ai ishte në kërkim nga Gjermania.