Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është arrestuar një shtetas i Turqisë për dhënie të ryshfetit.
Policia ka njoftuar se i dyshuari i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.