Kronikë

Arrestohet shqiptari në Dragash, e goditi me pasqyrë anësore policin

Policia e Kosovës

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Dragash të mërkurën për pengim të personit zyrtar.

Policia ka thënë se i dyshuari duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve, ka tentuar t’i godasë me veturë ata.

Një prej policëve e ka goditur me pasqyrën anësore të automjetit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata, me që rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.