Kronikë

Arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Arllat

arrestim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është arrestuar shoferi i cili dyshohet se shkaktoi një aksident me fatalitet të martën mbrëma në Arllat të Drenasit.

I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes pasi kishte goditur një këmbësor. Viktima nuk i mbijetoi plagëve dhe vdiq të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, sipas njoftimit të Prokurorisë.

Ai po akuzohet për veprën penale “rrezikim i trafikut publik (me fatalitet)”.