Kronikë

Arrestohet për “tentimdhunim” një i dyshuar në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një i dyshuar është arrestuar në magjistralen Prishtinë – Ferizaj për veprën penale “tentimdhunimi”.

Policia ka thënë se i dyshuari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një grua pa dëshirën e saj.

Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima për ekzaminim mjekësor.