Është arrestuar një shtetas i Kosovës në Aeroportin e Rinasit pasi është kapur me armë.
Policia e Shtetit ka njoftuar se 23-vjeçari, banues në Pejë, po tentonte të trafikonte armë me municion luftarak. Nga çanta e tij ka sekuestruar një pistoletë me municion luftarak.
Ai po përpiqej që armën ta trafikonte nga Shqipëria në Itali.
“Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në dalje të Shqipërisë, shtetasi kosovar D. G., 23 vjeç, banues në Pejë. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’”, njoftoi Policia.