Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 3 mars dhe dyshohet se dhunimi ka ndodhur në bashkëkryerje më një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër i cili gjendet në arrati e kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.