Një shtetase e Turqisë u arrestua të enjten në Aeroportin “Adem Jashari” pasi dyshohet se falsifikoi dokumentin.
Policia e Kosovës njoftoi se ajo ka paraqitur dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara derisa po kalonte në kontrollin në aeroport.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve e dyshuara ka prezantuar pasaportë dhe letërnjoftim belg, të cilat dyshohet se mundë të jenë të falsifikuara. Pasaporta dhe letërnjoftimi janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.