Kronikë

Arrestohet një shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës për prezantim të dokumenteve false

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pasi ka prezantuar dokumente false.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka paraqitur lejen e qëndrimit të Belgjikës që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.