Në Fushë-Kosovë është arrestuar shtetasi i Serbisë, R.B., për veprat penale “përgatitje e veprës penale vrasje”, “prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “mashtrim”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kontrolluar banesën e tij dhe ka sekuestruar dokumente.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me 05.12.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e lartcekura. Lidhur me rastin gjatë kontrollit në banesën e tij si prova materiale janë sekuestruar dokumente të ndryshme. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se po vazhdon të hetojë rastin për zbulimin edhe të ndonjë të dyshuari tjetër eventual lidhur me rastin.