Prokuroria Speciale të shtunën ka njoftuar se ka arrestuar një serb në pikën kufitare në Bërnjak, i cili dyshohet për “krime lufte kundër popullatës civile”.
Sipas njoftimit, J.SH. dyshohet se gjatë viteve 1998/99 ka kryer krime lufte në Komunën e Gjakovës.
Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Prokuroria, siç thotë në njoftim, do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.