Policia e Kosovës ka iniciuar rast për “sulm seksual” në Lipjan pasi dyshohet se një person e ka sulmuar viktimën femër.
Rasti ka ndodhur më 4 qershor, ku viktima kishte shkuar te shtëpia e të dyshuarit, e pas intervistimit të palëve, i dyshuari është arrestuar.
Viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe dyshon se ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer ne shtëpi”, thuhet në njoftimin policor.