Kronikë

Arrestohet një person në Suharekë për fajde, armëmbajtje pa leje dhe posedim narkotikësh

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një aksion i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren ka rezultuar me arrestimin e një të dyshuari në Suharekë, të mërkurën, i cili dyshohet për tri vepra penale

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të shtëpisë, objekteve përcjellëse, automjetit dhe një banese me qira që ishin në përdorim të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy karikatorë me 9 copë fishekë, një armë automatike me 81 fishekë, 1 kg e 57 gram marihuanë, një peshore elektronike, dy "grinder"-a për përpunimin e lëndës narkotike, dy telefona mobil dhe një automjet.

I dyshuari, shtetas kosovar, dyshohet për “fajde”, “armëmbajtje pa leje” dhe “posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur procedurat hetimore.