Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se dhunoi një të mitur

arrestim

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person në Prishtinë të martën. Ai dyshohet se kishte dhunuar një të mitur më 17 shtator.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 17.09.2023-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, ndaj viktimës femër kosovar-e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.