Një person është arrestuar në Gjakovë për mashtrim. Ai dyshohet se ka mashtruar një person tjetër duke ia shitur një veturë të huaj për 3000 euro.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Rr. Gazmend Imeri, Gjakovë 04.02.2022 - 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke ia shitur veturën e cila nuk ishte e tij, për të cilin kishte marr rreth 3000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.