Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë të hënën, me dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një grua.
Sulmi thuhet se ka ndodhur më 20 qershor, e i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “sulm seksual”.
“Me 24.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur ka bërë sjellje të pahijshme duke kryer veprën e lartcekur para viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë.