Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual

arrestim - pranga

Foto ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar të sulmojë seksualisht një grua.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:02.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente.