Kronikë

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, i gjenden gjashtë elektroshokë

Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës të mërkurën. Atij gjatë kontrollit të valixhes iu gjetën dhe konfiskuan gjashtë elektroshokë dhe mbushës të tyre.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje.

“ANP Adem Jashari 02.11.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në valixhen e tij janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) elektroshok dhe mbushësit e tyre. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë”, thuhet nga Policia.