Policia e Kosovës ka arrestuar të premten një të mitur në Pejë, si i dyshuar për vjedhje të rëndë, asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe sulm.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari, për më pak se një muaj ka kryer këtë vit gjashtë raste të veprave penale.
“I dyshuari gjatё periudhës kohore nga data 18.01.2023 e deri me datё 09.02.2023 ka kryer nё zonën e pёrgjegjёsisё nё Pejё, gjashtë (6) raste tё veprave penale. I dyshuari ёshtё intervistuar nё prezencёn e Avokatit dhe punёtorit tё Qendrës pёr punë sociale (QPS), pёr veprat penale tё cekura mё lartё, pёr kёtё ёshtё njoftuar edhe Prokurori i shtetit. Gjatё verifikimit tё personit tё dyshuar ka rezultuar tё ketё pasur njё aktvendim tё Gjykatës Themelore nё Pejё, pёr dёrgimin e tij nё Institucionin edukativo korrektues nё Lipjan, pёr mbajtjёn e dënimit prej njё (1) viti. I dyshuari ёshtё dёrguar pёr mbajtjen e dënimit nё Institucionin edukativo korrektues nё Lipjan”, thuhet në njoftim.