Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual të një të miture

Arrestim

FOTO: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë për sulm seksual. 

Policia ka njoftuar se viktima është e mitur, e se të dyshuarin e ka dërguar në mbajtje. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar seksualisht viktimën femër të mitur. Pas intervistimit  me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.