Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Mitrovicë

arrestim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicë të premten pasi dyshohet për sulm seksual.

Ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.