Një person është arrestuar të enjten në Prizren nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Grabitje”.
Policia ka njoftuar se një ditë më parë një 35-vjeçar ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar të panjohur.
“Të dyshuarit e kishin sulmuar viktimën duke e goditur me grushte dhe shqelma dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Më pas i marrin viktimës çantën e krahut e nga çanta i marrin dy telefona mobilë Samsung në vlerë rreth 410 euro dhe para të gatshme 75 euro dhe më pas largohen në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Vetëm një ditë më pas është arritur të identifikohen personat dyshuar dhe njeri prej tyre është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë duke u kërkuar nga hetuesit policor të Stacionit Policor të Prizrenit.