Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për dhunim

Dhunim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet për dhunim.

Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur në rajonin e Ferizajt më 30 prill.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës femër. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.