Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për lajmërim të rremë dhe publikim të videos në Tik Tok

Arrestim

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, D.M., i cili ka bërë lajmërim të rrejshëm në Policinë e Kosovës, duke thënë se ka nevojë për ndihmë e emergjente policore e më pastaj të njëjtat incizime i ka publikuar në Tik Tok, duke e titullar (Dardi thirr policin).

“Të gjitha hetimet dhe veprimet policore janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ku ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti lajmërim apo kallëzim i rremë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Duke parë angazhimet dhe nevojën për veprime policore në ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve që kanë nevojë për prezencë policore, rastet e tilla pengojnë punën policore dhe janë të kundërligjshme, andaj Policia e Kosovës do të ndërmerr masa të menjëhershme ndaj të gjithë personave që mund të përfshihen në raste të tilla. Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore dhe kushtetuese si dhe ofrimin e ndihmës dhe sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve”, thuhet nga Policia e Kosovës.